Basha në Shkozet: PD angazhohet të zgjidhë përfundimisht çështjen e pronave të fermerëve

TIRANË, 14 prill /ATSH – I. Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një familje të majtë prej vitesh që i bashkohen PD, në Shkozet të Durrësit.

Basha u zotua se programet e Partisë Demokratike do t’u vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarëve pa dallim partiak. Ai gjithashtu tha se besimi tek qeveria e ardhshme, shihet edhe tek mbështetja e socialistëve që po i japin ndryshimit më 25 prill.

“Ky erdhi me premtimin legalizime falas. Njësoj si me premtimet e tjera edhe me legalizimet nuk e mbajti premtimin. Më 25 prill është dita juaj. Ne kemi ardhur para shqiptarëve me një plan pune jo me premtime boshe sepse premtimet boshe e treguan ku e çojnë vendin. 8 vite bëjnë premtime dhe mos i mbajë premtimet”, – tha ai.

“Ne kemi dy vite që punojmë për çështjen e pronave, të regjistrimit të pronave, përfundimit të legalizimit, certifikatat e fermerëve, të pronave të fermerëve, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj plage. E vetmja gjë që duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm, është që ne kemi në dorë ta ndërtojmë planin dhe ta zbatojmë planin tonë. Ju keni në dorë të bëni ndryshimin me votë”, – u shpreh Basha.

“Më 25 prilli është ditë ku përballen dy realitete. Gjithë shqiptarët e bashkuar përfshirë gjithë socialistët e ndershëm dhe një grusht njerëzish që duan ta mbajnë Shqipërinë pronën e tyre. Dhe unë një gjë të them, në qoftë se këto zotime pas katër vitesh nuk janë realitet unë nuk vij ta kërkoj prapë votën. Që Shqipëria të shkojë në Europë duhet që edhe politikanët, edhe zgjedhësit të sillen si europianë. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen. Dhe një gjë t’ju them: nuk tadhëtoni askënd, por i shërbeni familjes tuaj, fëmijëve tuaj dhe Shqipërisë. Dhe në nuk kemi synim ta ndajmë Shqipërinë e ta përçajmë Shqipërinë, por t’i  bashkojmë të gjithë, demokratë e socialistë sepse ndryshimi do të jetë për të gjithë”, – tha Basha.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.