UASHINGTON – Di Maio: Bashkëpunim më i fortë italo-amerikan në Libi

UASHINGTON, 13 prill /ATSH-ANSA/ – Një bashkëpunim më i fortë midis Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës parashikohet në Libi, deklaroi ministri i Jashtëm Luigi Di Maio nga Uashingtoni, gjatë takimit me sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken.

“Me Blinken ne kemi rishikuar hapat e ardhshëm për përfshirjen më të madhe të SHBA në çështjen libiane”, shtoi Di Maio.

“Italia dhe SHBA ndajnë shqetësimin për praninë e forcave të huaja në Libi”, vazhdoi Di Maio duke iu referuar trupave ruse dhe turke.

”Roli i SHbA mund të përshpejtojë procesin e unitetit dhe stabilizimin e vendit”, shtoi ai./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.