Shalsi me biznesin: Në themel të programit të PS-së, përmirësimi i klimës së biznesit

TIRANË, 13 prill /ATSH/ Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi, kandidat i PS-së në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, gjatë vizitës së tij në disa biznese me kontribut kryesisht në sektorin e ndërtimit, u shpreh se në themel të programit të PS-së është përmirësimi i klimës së biznesit.
“Iliri i veçantë dhe punëdashës është sipërmarrësi i parë në vend që ka përdorur teknologjinë e përpunimit të mermerit në vendin tonë. Me një eksperiencë prej 3 dekadash, garanton produkte të cilësisë së lartë dhe së fundmi ka shtuar si pjesë të gamës së produkteve edhe ekskluzivitetin e markës së njohur gjermane”, u shpreh Shalsi.
Gjithashtu theksoi ai, me sipërmarrësit e kompanisë “Rehau” që operon në tregtimin e profileve plastike për dyer e dritare, diskutuam mbi raportet me institucionet qeveritare, si dhe reagimin tonë të shpejtë për të zgjidhur problematikat me të cilat ndekshet biznesi.
“Kemi ende shumë punë përpara, ndaj do të kemi mbështetjen e gjithkujt për punët e mira që kemi bërë dhe për projektet që jemi angazhuar pas 25 prillit”, u shpreh Shalsi. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.