Ritme të larta punimesh në aksin Korçë-Ersekë/ Rruga e re shkurton me 20 minuta distancën

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Në kantierin e Lotit të 2-të të aksit rrugor Korçë-Ersekë vazhdon puna me ritme të larta.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se deri tani është kryer 35 % e volumit fizik të punimeve.

Sipas ARRSH-së, përfundimi i kësaj vepre do ta shkurtojë në vetëm 20 minuta kohën e udhëtimit në këtë aks, do të rrisë turizmin e zonës, si dhe do të ofrojë një udhëtim panoramik përgjatë peizazheve të mrekullueshme të Kolonjës.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.