Rindërtimi i gjimnazit “Sami Frashëri”/ Më i fortë dhe me arkitekturë mbresëlënëse


TIRANË, 13 prill /ATSH/ Në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e godinës së re.

Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, publikoi sot pamje nga punimet që po kryhen aty dhe po i japin formë gjmnazit, që po ngrihet më i bukur dhe me standarde bashkëkohore.

Gjimnazi “Sami Frashëri”, është një nga 160 shkollat që po rindërtohen në kuadër të programit të Rindërtimit, pas dëmtimeve nga tërmeti 26 nëntorit 2019.

Projekti i gjimnazit “Sami Frashri”, synon të shndërrojë atë në një nga shkollat më të mëdha dhe më të bukura në Shqipëri.

Kjo shkollë, përmes këtij investimi, do të ketë mjedise mësimore edukative moderne dhe në aspektin e arkitekturës po kthehet në një simbol të arkitekturës moderne me 48 klasa ku do të mësojnë 1400 nxënës.

Kjo shkollë po transformohet në arkitekturë model të Rindërtimit, me një projekt fantastik që jo vetëm siguron dyfishimin e kapacitetit të shkollës, por sjell në kryeqytet një tjetër vepër të denjë për skenën e arkitekturës bashkëkohore, e cila do të rrisë ndjeshëm cilësinë e jetës për nxënësit e mësuesit. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.