Pandemia/ Komisioni i Ekonomisë diskuton ndryshimin në buxhet për sigurimin e vaksinës Sinovac

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Komisioni i Ekonomisë dhe Financave vijoi sot diskutimet për sigurimin e një kuadri ligjor, që i hap rrugën përballimit të situatës së krijuar nga COVID-19 dhe tërmeti.

Në pozicionin e relatorit, deputeti i PS-së, Ervin Bushati i propozoi komisionit shtyrjen e afatit për të regjistruar pronarët përfitues deri në 30 qershor 2021.

Duke folur për mbledhjen e sotme, Bushati tha se “diskutuam miratimin e marrëveshjes ndërmjet distributorit turk të vaksinave dhe Ministrisë së Shëndetësisë për marrjen e dozave Sinovac.

“Për sigurimin e vaksinave kineze Sinovac u diskutua edhe një ndryshim në buxhetin e shtetit prej 10 milionë dollarësh. Vetëm kjo mazhorancë mund të fitojë betejën me COVID-19”, tha Bushati. /m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.