MEDIA – Për herë të parë pas 170 vitesh një grua në krye të Reuters

ROMË, 13 prill /ATSH-ANSA/ – Nga sot një grua do të drejtojë agjencinë prestigjioze britanike të lajmeve, Reuters.

Ajo është Alessandra Galloni dhe kjo ndodh për herë të parë në historinë 170-vjeçare të kësaj agjencie.

Galloni, 47 vjeçe, i lindur në Romë, do të zëvendësojë Stephen J. Adler, i cili do të dalë në pension këtë muaj, pasi drejtoi ekipin editorial për dekadën e kaluar./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.