Manastirliu: Vota për PS, për të çuar përpara punët e mira të nisura

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Kandidatja e PS-së në Tiranë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar takim me banorë të Njësisë 9 në kryeqytet.

Manastirliu u shpreh se “nëse duam të çojmë përpara punët e mira që qeveria e PS i ka nisur tashmë, nëse duam të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, një të ardhme që kemi filluar ta prekim tashmë, Partia Socialiste e Shqipërisë duhet të marrë besimin e shqiptarëve në 25 Prill”.

Ajo theksoi se “25 prilli nuk është thjesht dita kur hidhet vota për të zgjedhur një qeveri”.

“Është dita kur do të zgjidhet mes qeverisë së Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, që pushtetin e kërkon për të vazhduar reformat e mëdha dhe ndërtuar Shqipërinë e të ardhmes, dhe kujt votën dhe Shqipërinë i do vetëm për pushtetin personal”, u shpreh Manastirliu.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.