Koka me ish-të përndjekurit: Identifikimi i partive me terminologjinë e komunizmit duhet të marrë fund

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun Durrës, Lefter Koka u ka kërkuar ish-të përndjekurve besimin për të qenë zëri i tyre në Kuvend.

Koka u shpreh gjatë takimit se këto zgjedhje janë një sfidë dhe për të si kandidat.

“Në bashkëbisedimin me ish-të përndjekurit apo familjarë të tyre, ndava dhe lidhjen time familjare me këtë kategori. Pas më shumë se 30 viteve demokraci, mendoj se identifikimi i partive me terminologjinë e komunizmit duhet të marrë fund dhe duhet të vlerësohet demokracia”, – tha Koka.

“Dua të jem zëri i qytarëve të mi në parlament, pa dallim. Ndryshe nga zgjedhjet paraardhëse, këtë herë, brenda forcës politike votohet edhe kandidati, edhe subjekti dhe kjo, është një sfidë për mua, ku në fund, duhet të bëj një bilanc me veten, sepse unë nuk votohem për atë çka do bëj, por për atë çka kam bërë në këto vite të aktivitetit tim politik”, – theksoi Koka.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.