ITALI – Sërish mbi 470 viktima nga COVID-19

ROMË, 13 prill /ATSH-ANSA/ – Në Itali janë regjistruar 13 447 raste pozitive COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit në vend u konfirmuan edhe 476 viktima .

Shkalla e pozitivitetit është në 4,4%, me një rënie 0,7 pikë përqindje nga dje që ishte 5,1%.

Aktualisht, janë 3 526 pacientë të shtruar në reanimacion për Covid në Itali, më pak se 67 njësi e krahasuar me dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve, ndërsa shtrimet ditore ishin 242 (dje 167).

Nga ana tjetër, 26 952 persona janë të shtruar në pavijone të zakonshme, më pak se 377 të krahasuar me dje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.