FOKUS – Biden mund të bëhet presidenti që ka pranuar më pak refugjatë në historinë SHBA-së

BRUKSEL, 13 prill /ATSH-AA/ – Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC), tha se presidenti amerikan, Joe Biden, pavarësisht se shpeshherë kritikon politikat e migracionit, mund të bëhet presidenti që ka pranuar më pak refugjatë në historinë moderne të SHBA-së, pasi nuk ka hequr nga zbatimi i politikës të mbetur që nga administrata e ish-presidentit Donald Trump.

Në një raport të publikuar nga komiteti, thuhet se Biden gjatë fushatës zgjedhore ka bërë deklarata që ka premtuar shpresë për refugjatët dhe se pas ardhjes në detyrë ai ka njoftuar politika të reja.

Pavarësisht këtyre, Biden nuk ka nënshkruar ende një dekret presidencial.

”Për shkak se Biden nuk ka nënshkruar një dekret të ri presidencial, vazhdon ende kuota për 15 mijë refugjatë që ka mbetur që nga periudha Trump dhe kjo kuotë është më e ulëta në historinë e vendit”, theksohet në raport.

Gjithashtu tërhiqet vëmendja se Biden pavarësisht se shpeshherë ka kritikuar politikat e periudhës Trump ndaj refugjatëve ai në historinë moderne të vendit mund të bëhet presidenti që ka pranuar më pak refugjatë.

Ndër të tjera në raport theksohet se SHBA-ja deri më tani brenda vitit fiskal 2021 ka pranuar vetëm 2 050 refugjatë dhe në rast se kjo situatë vazhdon kështu, numri i refugjatëve të pranuar deri në fund të vitit mund të arrijë deri në vetëm 4 510.

Gjithashtu në raport vihet në dukje se administrata Trump në vitin e fundit të saj pranoi rreth 11 mijë refugjatë dhe se kjo është shifra më e ulët në historinë e vendit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.