Europa me investime rekord në energjinë e erës

BRUKSEL, 13 prill /ATSH-AA/ – Europa investoi 42,8 miliardë euro në të ashtuquajturat fermat e reja të erës në vitin 2020, vlera e dytë më e lartë vjetore e regjistruar, pavarësisht sfidave nga pandemia e COVID-19, sipas raportit nga “WindEurope”.

Sipas raportit “Financimi dhe Trendet e Investimeve në Industrinë Europiane të Energjisë së Erës 2020”, investimet në fermat e energjisë së erës në det të hapur shënuan një rekord prej 26,3 miliardë eurosh.

Investimet në fermat e reja të energjisë së erës në tokë arritën 16,5 miliardë euro.

“Shifra prej 26,3 miliardë eurosh në investimet e energjisë së erës në det të hapur ishte një rekord i ri. Megjithatë, shifra prej 16,5 miliardë eurosh në investimet e energjisë së erës në tokë ishte shuma më e ulët që nga viti 2017”, zbuloi raporti, duke shpjeguar se kjo ishte kryesisht për shkak të vonesave në lejimin e ferma të reja të erës në tokë në shumë vende të Europës.

Raporti konfirmon se energjia e erës mbetet një investim tërheqës me mjaft financa në dispozicion për investime në këtë sektor./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.