COVID-19 – Greqia regjistron 93 viktima dhe 4 033 raste ditore

ATHINË, 13 prill /ATSH-ANA/ – Greqia regjistroi sot 4 033 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 15 prej tyre të identifikuara në pikat hyrëse në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Gjithsej, në Greqi janë konfirmuar 301 103 raste që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu, EODY raportoi edhe për 93 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 9 054.

Një total prej 802 pacientësh janë në ventilator në spitale dhe 458 të tjerë u pranuan në spital në 24 orët e fundit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.