BRUKSEL – Blinken: Vazhdojmë angazhimin me aleatët

BRUKSEL, 13 prill /ATSH-ANSA/ – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u kthye në Bruksel për herë të dytë në brenda pak javësh për të diskutuar me aleatët e NATO-s për disa tema të nxehta, përfshirë tensionet ruso-ukrainase.

Blinken do të takohet me ministrin e jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba i cili do të jetë sot në selinë e Aleancës ku do të pritet edhe nga sekretari i saj, Jens Stoltenberg.

“Mbërrita në Bruksel. Mezi po pres për të diskutuar përparësitë kryesore me partnerët tanë europianë”, shkroi Blinken në Twitter sapo mbërriti në kryeqytetin belg.

“Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë të rëndësishëm me aleatët tanë më afër këtyre çështjeve ndërsa përpiqemi të përballojmë presionin e aktorëve keqdashës”, theksoi Blinken. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.