Vetëm nëse jeni pjesë e komunitetit Jeep mund ta përdorni ”Jeep Wave”

UASHINGTON, 12 prill /ATSH/ – Nëse nuk e keni idenë se çfarë është ”Jeep Wave”, kjo do të thotë që ju nuk jeni ende pjesë e komunitetit Jeep, shkruan vanityfair.it.

Pikërisht për të përmirësuar përvojën dhe ndjenjën e përkatësisë në markë dhe për të festuar 80-vjetorin e saj, marka amerikane e ka quajtur programin e ri të besnikërisë ”Jeep Wave”, që ofron shërbime ekskluzive dhe një paketë të veçantë përfitimesh.

2021 është një vit i veçantë për markën Jeep.

Në të vërtetë, kanë kaluar 80 vjet që kur prodhimi i parë 4×4 Jeep, legjendari Willys MA doli në rrugë.

Festimet për dekadën e tetë, para së gjithash festojnë hyrjen e Jeep në procesin e prodhimit të makinave elektrike/ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.