“Unë besoj! Ne do të fitojmë”/ Nga Robert Ndrenika e Tinka Kurti, te Mariza Ikonomi e Eneda Tarifa. Artistët në mbështetje të PS


TIRANË, 12 prill/ATSH/ Artistë dhe sportistë të njohur janë bërë bashkë në një video, të publikuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në mbështetje të një tjetër mandati të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Nën ritmin e këngës “I believe that we will win” (Unë besoj se ne do të fitojmë) ata bëjnë thirrje për të votuar nr. 12.

Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Monika Lubonja, Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi, Gaz Paja, Era Rusi, Valbona Selimllari janë disa prej aktorëve, këngëtarëve e personazheve publike që shfaqen në videon e bërë virale, mes tyre edhe futbollisti i njohur i “Partizanit” dhe i “Tiranës”, Gjergji Muzaka.

“Faleminderit mbështetësve tanë për këtë super video! Unë besoj! Ne do të fitojmë! Nuk ka kohë për pushim! Shqipëria është e ardhmja jonë! Voto 12 PS”, shprehet Veliaj.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.