TURQI – Mjekët paralajmërojnë për mbingarkim të spitaleve nga rastet COVID-19  

STAMBOLL, 12 prill /ATSH-DPA/ – Shoqata Turke e Mjekësisë (TBB) paralajmëroi sot se sistemi shëndetësor në vend po përballet me rrezikun e tejkalimit të kapacitetit të spitaleve përballë infektimeve të reja COVID-19 që po rriten me shpejtësi.

“Spitalet tona janë të mbipopulluara me pacientë COVID-19″, tha kreu i TBB, Sebnem Korur Fincanci.

“Edhe pavijonet shtesë të ngritura nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën. Nuk ka më vend në njësitë e kujdesit intensiv”, shtoi ajo.

Infektimet e reja COVID-19 në Turqi u rritën në më shumë se 50  000 raste në ditë javën e kaluar, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Fahrettin Koca, rreth 40 % e infeksioneve janë në Stamboll, ku u raportuan pothuajse 600 raste për 100 000 banorë në një javë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.