Sukesesi i e-Albania/ Qytetarët: Shërbim i shpejtë, pa kosto e pa pritje në radhë

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Përmes platformës –e-Albania qytetarët mund të marrin 1207 shërbime ose 95 % gjitha shërbimeve publike online, që përkthehen në 472 vite të kursyera nga pritjet në radha dhe 4 milionë euro nga xhepat e qytetarëve. Për suksesin e e-Albania flasin vetë qytetarët.

Orioni dhe Valbona tregojnë sesi falë e-Albania-s dhe digjitalizimit të shërbimeve publike, ndryshuan online adresën e vendbanimit, u pajisën me certifikatë personale dhe familjare në kohë reale dhe brenda 5 ditëve morën dëshminë e penalitetit, që dikur merrej me postë, pas 2 javësh, dhe me pagesë.

“Mora certifikatën time personale dhe familjare shpejt dhe thjeshtë, madje ndryshova edhe të dhënat e vendbanimit të gjitha në e-Albania”, shprehet Orioni.

“Dëshmia ime e penalitetit erdhi në e-Albania brenda 5 ditësh dhe tani dosja ime e punës u kompletua, madje për të nuk pagova asgjë. Dikur jo vetëm që kushtonte, por edhe vonohej deri në 14 ditë”, shprehet Valbona.

Në e-Albania qytetarët gjejnë këto mes 1207 shërbimeve elektronike në total. Mjafton të hysh në portal të zgjedhësh shërbimin dhe të marrësh çdo dokument në kohë pa kosto dhe pa radhë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.