Spitali rajonal Memorial i Fierit së shpejti nis shërbimin për pacientët/ Pamjet nga mjediset e brendshme


TIRANË, 12 prill/ATSH/ Spitali rajonal Memorial i Fierit shumë shpejt do të nisë shërbimin për pacientët.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga dita e 89 e punimeve që po kryhen në këtë spital.

Spitali i Fierit po ndërtohet në afërsi të autostradës, me një sipërfaqe prej 50 000 metrash katrorë, 13 000 metra katrorë prej të cilave strukturë spitalore dhe me një kosto prej 70 milionë euro.

Për ndërtimin e spitalit po punohet natë e ditë, me tre turne, i cili sipas premtimit të qeverisë turke, do të përfundojë brenda 3 muajsh.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.