Spiropali në Paskuqan: Ka përfunduar ndërtimi i 15 rrugëve, po merr fund kalvari i ujit të pijshëm

TIRANË, 12 prill /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht një prej drejtueseve të PS në qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ishte sot në Paskuqan ku zhvilloi takime me banorë të rrugëve “Marin Barleti” dhe “Mit’hat Frashëri”.

Spiropali theksoi se, në Paskuqan ka përfunduar ndërtimi i 15 rrugëve, ndërsa janë 9 të tjera ku aktualisht po punohet.

Gjithashtu Spiropali shtoi se, ka përfunduar ura e Paskuqanit e cila për 30 vjet u premtua, por kurrë nuk u realizua.

Ndërsa, shtoi Spiropali, kalvari i mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm dhe sistemimi i kanalizimeve për banorët e zonës po merr fund.

“Lagje më lagje, derë më derë me banorë të rrugëve “Marin Barleti” dhe “Mit’hat Frashëri” që prekin çdo ditë zhvillimin urban të njësisë së tyre. Në Paskuqan ka përfunduar ndërtimi i 15 rrugëve, ndërsa janë 9 të tjera ku aktualisht po punohet. Ka përfunduar ura e Paskuqanit e cila për 30 vjet u premtua, por kurrë nuk u realizua. Ndërsa kalvari i mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm dhe sistemimi i kanalizimeve për banorët e zonës po merr fund”, theksoi Spiropali. /r.e/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.