Skandali/ Si PD hakeroi numrat e telefonit nga qytetarët, “viktimë” edhe një këngëtare shqiptare me famë botërore

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Një këngëtare me famë botërore dhe me origjinë shqiptare ka rënë pre e hakerave të PD të cilët i kanë spamuar numrin e telefonit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj denoncoi në një studio televizive vjedhjen e të dhënave të qytetarëve përmes metodës së spam-it nga ana e PD, ku viktimë ka qenë edhe një këngëtare e njohur.

“Kryeministri kishte bërë një skeç me dy binjakët në Vlorë, PD nxjerr një lajm jashtë konteksti që Edi Ramën e ndalon policia. Ishte marrë linku, ishte spamuar e gjithë databaza e telefonave dhe një këngëtare shumë e famshme botërore me origjinë shqiptare më shkruan sot, po numrin tim nga e morën. Dhe i kishte çuar linkun e Edi Ramës që e ndalojnë policët dhe “kërcënon policët që po ika unë ku do shkoni”, që në fakt ishte nxjerrë jashtë konteksti, ishte një skeç. Pra PD në mënyrë pa leje e askujt i spamon qytetarët dhe u çon pafund mesazhe që s’kanë pikë lidhje dhe s’i ka kërkuar askush. E ka bërë këtë që në zgjedhjet e 2011. Është mëse normale që partitë të kenë databazë, në këtë pallat, në këtë adresë”, theksoi Veliaj. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.