Shkolla 9-vjeçare “Rruhi Allko” në Katjel të Librazhdit do rikonstruktohet, ambiente të reja për nxënësit

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Rruhi Allko” në Katjel të Librazhdit do të kenë së shpejti ambiente moderne dhe fusha sportive.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë së Librazhdit, Nuri Belba, panë nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin e kësaj shkolle.

Investimi në shkollë do të kryhet nga bashkia Përrenjas dhe konsiston në ndërtimin e rrethimit të shkollës, ndërtimin e ambienteve sportive si: fushë futbolli, volejbolli e basketbolli për nxënësit si dhe sistemimin e gjithë hapësirës, duke e kthyer në një ambient funksional.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.