RUSI – EMA ekzaminon vaksinën Sputnik V

MOSKË, 12 prill /ATSH-DPA/ – Ekspertët e Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) kanë mbërritur në Moskë për të vlerësuar vaksinën antiCOVID-19 Sputnik V, njoftoi media ruse sot.

Përfaqësuesit e EMA-s, që nisi shqyrtimin e vaksinës së prodhuar nga Rusia në fillim të marsit, deri më tani kanë vizituar dy klinika në Moskë, ku mbaheshin nën vëzhgim pacientë në provat e fazës 3 të vaksinës.

“Ekspertët biseduan me personelin mjekësor në klinika”, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar burime anonime.

Vizita në Rusi është pjesë e procesit të EMA-s për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës.

Sipas procedurës së “rishikimit të përsëritur”, “rezultatet e provës po shqyrtohen, edhe nëse jo të gjitha të dhënat janë ende në dispozicion dhe nuk është dorëzuar ende ndonjë kërkesë për miratim.

Nuk është e qartë se sa kohë do të zgjasë procesi i miratimit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.