Regjistrimi i markës e bën biznesin unik në treg dhe të mbrojtur nga konkurrenca e pandershme

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Certifikimi dhe regjistrimi i markës e bën më të lehtë shitjen e produkteve dhe e bën produktin “Made in Albania” jo vetëm të ketë vlerë në treg, por mbron biznesin dhe siguron autenticitetin në treg.

Anila Denaj, kandidate për deputete e PS për qarkun e Vlorës, solli shembullin e një prej sipërmarrëseve të suksesshme në vend.

Irini, një sipërmarrëse nga Saranda, që me artin dhe kreativitetin e saj e bën çdo gëzim familjar të veçantë.

E informuar për mbrojtjen e markës, ajo synon që ta marrë këtë shërbim, për ta bërë biznesin e saj unik në treg dhe të mbrojtur nga konkurrenca e pandershme.

“Si kandidate për deputete në këtë zonë do të vijoj të inkurajoj këto modele, të rris ndërgjegjësimin e tyre për vlerat që ka mbrojtja e markës, me qëllim forcimin e rolit të gruas sipërmarrëse gjatë mandatit të tretë”, tha Denaj.

Viti 2020 shënoi një rritje të numrit të aplikimeve për regjistrim marke nga subjektet shqiptare. Konkretisht në këtë vit u lëshuan 1115 certifikata për marka kombëtare, ndërkohë aplikuan për certifikatë për markë kombëtare 1164 subjekte. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.