Nga veriu në jug/ Investimet që transformuan vendin në kuadër të Rilindjes Urbane


TIRANË, 12 prill/ATSH/ Rilindja Urbane përveçse ka transformuar pamjen e  qyteteve shqiptare nga veriu në jug, konsiderohet po ashtu një program ekonomik që bëhet bazë për zhvillime të mëtejshme të komuniteteve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga investimet e kryera në kuadër të Rilindjes Urbane, e cila ka prekur të gjitha qytetet shqiptare duke sjellë një vizion të ri zhvillimi urbanistik.

Nga veriu në jug, video promovon disa prej investimeve të kryera gjatë dy mandateve, në të gjitha qytetet shqiptare.

Rilindja urbane dhe rurale është një dëshmi se si biznesi vendas rigjallërohet dhe cilësia e jetës ndryshon përmes ndërhyrjeve të duhura infrastrukturë.

Vetëm përgjatë viteve 2014-2020 janë 39.6 miliardë lekë të investuara për shndërrimin e qendrave urbane dhe rurale, ndërkohë që edhe 10.4 miliardë lekë të tjera do të investohen për projekte të reja në 3 vitet e ardhshme.

Në vitin 2014 qeveria nisi programin e madh kombëtar për transformimin urban të qyteteve të vendit. Përmes këtij program i cili përfshiu të gjitha qytetet e vendit u krijua një identitet i ri dhe model i ri në jetën shoqërore dhe komunitare.

Pas tij, qeveria nisi edhe zbatimin e programit “Rilindja rurale”, një program i integruar i zhvillimit të qendrave të banuara, zonave me interes turistik, apo i zonave rurale në të cilat investohet për përmirësimin e infrastrukturës, vlerësimin e traditave dhe trashëgimisë kulturore, rritjen e nivelit të shërbimeve publike, përmirësimin estetik të qendrave të banuara, duke u dhënë mundësi zonave të caktuara rurale të kenë një trend pozitiv zhvillimi ekonomik, të diversifikuar dhe të qëndrueshëm, duke krijuar njëherazi edhe premisat për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.