MV – 193 raste të reja dhe 34 viktima nga COVID-19

SHKUP, 12 prill /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut ka regjistruar 193 raste të tjera COVID-19 dhe 34 viktima gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka shkuar në 142 034, ndërsa ai i viktimave në 4 262.

Institucionet shëndetësore raportojnë për 1 014 pacientë të tjerë të shëruar nga virusi, duke e çuar në 117 794 numrin e përgjithshëm të tyre.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 19 978./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.