Manja me banorët e Bregut të Lumit: Më 25 prill vendosim nëse ecim përpara apo të kthehemi pas

TIRANË, 12 prill/ ATSH / Ulsi Manja, kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 prillit në listën e Tiranës ka zhvilluar një takim me banorët e Bregut të Lumit.

Manja shprehet se më 25 prill vendosim nëse do të ecim përpara apo do të kthehemi pas.

Në fjalën e tij gjatë takimit me banorët ai theksoi se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që punon për të ardhmen.

“Edhe 13 ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, ditë në të cilën vendosim nëse duam të kthehemi pas në kohë apo të vazhdojmë përpara në drejtimin e duhur.  Jemi përballur me shumë sfida por kemi arritur të ringrihemi përballë çdo vështirësie. Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që punon për të ardhmen me vizionin e qartë. Voto PS nr.12, voto Ulsi Manja nr.6”,- u shpreh Manja. /a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.