Kokteji i antitrupave zvogëlon rrezikun nga Covid-19

BAZEL, 12 prill /ATSH-DPA/ – Gjiganti farmaceutik zviceran ”Roche” zbuloi të dhëna të reja në provën e tij të fazës së tretë të një koktej antitrupi që synon të zvogëlojë rrezikun e një rasti simptomatik të Covid-19.

Kompania me bazë në Bazel tha se të dhënat e saj të fundit treguan administrimin nënlëkuror të një kokteji kazirivimab dhe imdevimab, që ul rrezikun e një rasti simptomatik me 81%.

“Midis njerëzve që kishin ende infeksione simptomatike, ata që morën casirivimab dhe imdevimab dhe ishin në gjendje ta largonin virusin më shpejt dhe kishin një kohëzgjatje shumë më të shkurtër të simptomave”, tha kompania në një deklaratë.

Ajo shtoi se te një grup pacientësh asimptomatikë të infektuar rishtazi, kokteji uli rrezikun e përparimit në Covid-19 simptomatik me 31%. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.