Klosi takime me banorët në Dimal: Punë të mira edhe për brezat që do të vijnë

TIRANË, 12 prill/ ATSH/ Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Bledi Klosi, njëherazi drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Beratit, zhvilloi sot takime me banorët në zonën e Dimalit, me të cilët ka folur për projektet e realizuara, si dhe ato që pritet të realizohen.

“Me qytetarët e Dimalit. Diskutuam për projektet e realizuara dhe ato që do bëjmë. Puna dhe mbështetja jonë do të jetë e vazhdueshme në përmirësim të cilësisë së jetës së banorëve”, – tha Klosi.

Klosi po ashtu ka takuar dhe veteranët në Dimal.

“Me veteranët në Dimal, për të marrë këshillat e tyre. Folëm mbi punët që kemi bërë dhe të tjera që duhet të bëjmë për një jetë më të mirë të brezave që do të vijnë. Voto12, voto Partinë Socialiste. Shqipëria e ardhmja jonë”, – tha Klosi. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.