GREQI – Turistët nga BE-ja të vaksinuar ose me test negativ PCR

ATHINË, 12 prill /ATSH-DPA/ – Turistët nga vendet e tjera të BE do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Greqi dhe të kalojnë pushimet atje pa karantinë nga 14 maji, deklaroi zëvendësministrja greke e Turizmit, Sofia Zacharaki.

“Pushuesit ose do të duhet të jenë të vaksinuar ose të tregojnë një test negativ PCR të koronavirusit. Pas kësaj, ata do të jenë të lirë të pushojnë në Greqi”, shtoi ajo.

”Kjo rregullore do të zbatohet gjithashtu për disa shtete joanëtare të BE-së përfshirë Serbinë dhe Britaninë e Madhe”, shtoi ajo.

Athina tashmë ka hequr kërkesën për karantinë për vizitorët nga Izraeli.

Pushuesit izraelitë duhet të tregojnë konfirmimin zyrtar në anglisht se janë vaksinuar.

Për më tepër, duhet të kenë kaluar 14 ditë nga vaksinimi i dytë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.