GREQI – Mbi 1 600 raste ditore dhe 78 vdekje nga COVID-19

ATHINË, 12 prill /ATSH-ANA/ – Greqia regjistroi sot 1 606 infeksione të reja COVID-19 në 24 orët e fundit, me nëntë prej tyre të identifikuara në pikat hyrëse në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Gjithsej, që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar 297 086 raste.

EODY njoftoi, gjithashtu, edhe për 76 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave arrin në 8 961.

Aktualisht, ndodhen një total prej 781 pacientësh në ventilator në spitale, ndërkohë që 539 pacientë Covid-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.