FOKUS – AfD propozon Dexit përpara zgjedhjeve parlamentare

BERLIN, 12 prill /ATSH-DPA/- Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) propozoi një platformë solide antiBE përpara zgjedhjeve federale në shtator.

“Ne besojmë se dalja e Gjermanisë nga Bashkimi Europian (Dexit) dhe krijimi i një grupi të ri ekonomik dhe europian të interesit është i domosdoshëm”, theksoi partia në një rezolutë të sjellë nga rreth 400 nga 600 delegatët në kongresin e partisë në Dresden.

Është hera e parë që kjo parti bën kaq qartë një thirrje që Gjermania të largohej nga BE, në një platformë zgjedhore.

Lideri i partisë Joerg Meuthen, një anëtar i Parlamentit Europian, e kishte refuzuar këtë kurs.

“Politika është arti i së mundshmes”, tha ai.

#Dexit  ishte një temë kryesore e ditës në Twitter në Gjermani.

Nënkryetari i Demokratëve të Lirë probiznesit, Alexander Graf Lambsdorff akuzoi AfD për përdorimin e nacionalizmit.

”Dexit do të ishte fundi i BE dhe tregut të brendshëm, tregu ynë më i rëndësishëm i eksportit”, tha ai.

AfD gjithashtu bëri thirrje për një model japonez për të frenuar migracionin dhe miratoi një “rezolutë të koronavirusit” që hedh poshtë çdo test ose vaksinim të detyrueshëm./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.