Do jap mishin dhe shpirtin që Shqipëria të kapë majën

TIRANË, 12 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinj në Gramsh, ka deklaruar këtë të hënë, se nga emigracioni e solli e majta, e cila ka parë për shqiptarët.

 Rama tha se është këtu sot, për të dhënë mishin e shpirtin që ne të kapim atë majë.

“Prandaj të dashurit e mi, është shumë e rëndësishme në këto dy javë që kanë mbetur, që bashkëmoshatarëve tuaj, t’i flisni shumë hapur, e t’ua bëni shumë qartë që vota më 25 prill është një vendim shumë i rëndësishëm për të ndarë: Do të vazhdojmë punën, apo do të ndalemi? Do të vijojmë të ngjitemi, apo do zbresim poshtë përsëri?” – tha Rama.

“Do të vazhdojmë të mendojmë se ardhmja është e jona, por të ardhmen vetëm ne mund ta ndërtojmë, apo do të shkojmë pas berihajit, duke menduar se e ardhmja vjen vetë, mjafton që t’u japësh votën atyre që të premtojnë fushën me lule përpara. Nuk ka fushë me lule përpara, përpara ka rrugë përpjetë, që ne duhet ta ngjisim me se s’bën. Ne na takon të bëjmë atë që shmangëm në të gjithë historinë tonë të tjerët, që i ranë shkurt, duke parë interesin e tyre, planin e tyre, familjen e tyre. Ne nuk e duam pushtetin për vete, unë se dua pushtetin për veten time. Nëse do të nisesha dhe nëse dikush do thoshte ça do ti më? Ke qenë ministër, ke qenë kryebashkiak, je kryeministër… Nga pikëpamja personale unë kam arritur t’i shoh të gjitha këto maja. Nëse unë qëndroj këtu e bëj, sepse këtu mua nga emigracioni më ka sjellë një tjetër ëndërr, një tjetër qëllim. Nga emigracioni më ka sjellë maja që kam parë për Shqipërinë dhe për gjithë shqiptarët. Dhe për sa kohë shqiptarët, shumica e tyre duan të ngjiten në atë majë, unë e di se si ne mund të ngjitemi në atë majë dhe unë jam këtu për të dhënë mishin e shpirtin për ta kapur atë majë”, – tha Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.