COVID-19 – OBSH: Pandemia është në një pikë kritike

GJENEVË, 12 prill /ATSH-AFP/ – Pandemia ka arritur një pikë kritike, me infeksionet që po rriten në mënyrë eksponenciale, paralajmëroi sot OBSH.

“Ne aktualisht jemi në një pikë kritike në pandeminë. Trajektorja e kësaj pandemie po zgjerohet me shpejtësi. Ajo po rritet në mënyrë eksponenciale”, tha Maria Van Kerkhove, zyrtarja teknike e OBSH-së në luftën kundër COVID-19, në një konferencë shtypi.

“Kjo nuk është situata ku duam ta gjejmë veten 16 muaj pas fillimit të pandemisë, ndërsa kemi efektive masat e kontrollit”, shtoi ajo.

Sipas organizatës shëndetësore të Kombeve të Bashkuara, COVID-19 mund të vihet nën kontroll në disa muaj, nëse merren masat e duhura./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.