COVID-19 – Merkel në favor të një bllokimi të shkurtër mbarëkombëtar

BERLIN, 12 prill /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel është në favor të një bllokimi të shkurtër dhe në të gjithë vendin për të frenuar rritjen eksponenciale të infeksioneve, thanë burime nga Demokristianët (CDU).

“Kjo ka të bëjë me një urë drejt më shumë normalitetit. Ura duhet të jetë e shkurtër”, tha Merkel, e cituar nga burimet.

E ashtuquajtura shkallë e incidencës së infeksioneve për 100 000 banorë në shtatë ditë u rrit në 129,2 nga 127 një javë më parë, sipas Institutit Robert Koch (RKI) për Kontrollin e Sëmundjes.

Kreu i RKI, Lothar Wieler, e quajti situatën epidemike në Gjermani “shumë, shumë serioze”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.