COVID-19 – Irlanda heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik për shkak të përmirësimit të situatës epidemiologjike

DUBLIN, 12 prill /ATSH/ – Ministri irlandez i Shëndetësisë, Stephen Donnelly ka hequr nga lista e vendeve me rrezik nga Covid-19 Shqipërinë, Izraelin dhe Shën Luçian, sipas BBC.

Sidoqoftë, udhëtarët janë ende të detyruar t’i nënshtrohen një karantine 14-ditore, përveçse nëse paraqesin një test PCR negativ në ditën e pestë pas mbërritjes.

”Të tre vendet paraqesin një situatë epidemiologjike të përmirësuar ndjeshëm”, tha Donnelly.

Ai shtoi se në ditët në vijim, synon të caktojë një numër shtetesh shtesë “në mënyrë që të sigurojë që Irlanda të mbrohet sa më shumë që të jetë e mundur nga importimi i varianteve shqetësuese të COVID-19, që paraqesin një rrezik të rëndësishëm në luftën tonë kundër kësaj sëmundjeje”.

SHBA, Kanadaja, Franca, Belgjika dhe Italia janë midis 16 vendeve që do të shtohen në listë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.