Berisha: Shumica e shqiptarëve votojnë PS/ Rama: Çfarë ka barku nxjerr fejsbuku

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot një postim të ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook, ku ndër të tjera shkruan se “shumica e shqiptarëve votojnë PS-në”.

“Çfarë ka barku, nxjerr fejsbuku”, tha Rama, ndërsa postoi foton.

Në një postim në Facebook, Berisha ndërsa ndan një video të takimeve elektorale të Tritan Shehut në fshatrat e Përmetit, e shoqëron me shprehjen: “Shumica e shqiptarëve votojnë PS-në, votojnë ndryshimin”.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.