Basha takim me gratë në Dajt: Paga minimale në fund të 4-vjeçarit 400 euro

TIRANË, 12 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bashkëbiseduar me gra në njësinë administrative Dajt, në Tiranë.

Sa i përket fasonëve, Basha tha se qeveria për 8 vite nuk ka investuar asnjë lek, as në kohën e pandemisë, për të ndihmuar këtë sektor në mënyrë që t’u përmirësohej puna grave që punojnë aty.

Për këtë kreu i opozitës tha se me programin e qeverisë së dal nga vota e 25 prillit që ka në kthimin e taksës së sheshtë 9 % dhe me rritjen e pagës minimale në 360 mijë lekë të vjetra në muaj, janë dy ka masat e para që do u vij në ndihmë grave që punojnë në këtë sektor.

“Me uljen e taksave, me taksën e sheshtë 9 % që sot e kanë 15, me sigurimet shoqërore 18 %, me uljen e çmimit të naftës, me uljen e çmimit të energjisë, me këto mase ne kemi për qëllim si kundër garantimin e një ambienti miqësor, mos t’i mbysim me inspektorë, me gjoba, kemi për qëllim të ndihmojmë jo vetëm fasonerinë por të gjithë sipërmarrjen shqiptare në veçanti sipërmarrjen që punëson gratë shqiptare. Ju e dini që ne kemi vënë pagën minimale prej 300 eurosh pra 360 mijë lekë të vjetra kёtё objektiv i cili do tё realizohet, por nuk mund tё realizohet siç e bёn ky. Ky e ka parё programin tonё dhe pas 8 vjetësh qё nuk ka rritur as pagat e as pensionet, si njё kopjac i keq qё thotë do rrisë pagёn, pasi ka lexuar dhe pasi ka dёgjuar zotimet e mia. Pagat do të rriten, sepse me masat tona ne do të do të mundësojmë pikërisht që ato qindra-miliona euro, miliarda euro që shteti sot ua merr punëdhënësve si taksa, jua merr dhe ju dhe nuk i kthen kurrë tek ju, por i përvetëson. Ato ne t’i kthejmë në taksa të ulëta, t’i kthejmë çmimet e ulta të energjisë dhe të naftës të cilat në vetvete do të sjellin punësim dhe pastaj përmes përfitimeve të ekonomisë dhe të sipërmarrjes do të rrisim edhe pagat në nivelin për të cilin jemi zotuar dhe niveli për të cilin jemi zotuar është që në Shqipëri nuk do të ketë pagë minimale poshtë 300 euro, në muaj dhe në fund të katër vjeçarit tonë, 400 euro në muaj paga minimale për të gjithë”, – tha Basha.

Ndërsa Basha theksoi se me plani i qeverisë së ardhshme që ka të bëj me mbështetjen e familjeve të reja dhe fëmijëve të tyre që nga lindja e deri në fazën e punësimit, janë tregues se si e konsideron Partia Demokratike ndihmën për gruan shqiptare.

“Politikat tona për fuqizimin e familjes duke nisur me subvencionimin e interesave të kredive për banesa, me bonusin për fëmijët e porsalindur 30 mijë lekë të vjetra në muaj derisa të bëhen 5 vjeç, tekstet falas që përmendët për gjithë sistemin parauniversitar. Sistemi arsimor dhe reforma në sistemin arsimor do t’ju ndihmojë edhe në një drejtim tjetër. Duke nisur nga zonat rurale dhe duke u shtrirë në të gjithë vendin ne do të zgjasim orarin deri në orën 4 pasdite, që është ora e daljes nga puna të prindërve. Sigurisht do të jetë opsionale, por për ata që dëshirojnë ta përdorin këtë opsion, shkollat shqiptare do të pajisen me arsimtarë shtesë, në veçanti në fushat e kompjuterit, teknologjisë së informacionit, të gjuhëve të huaja, të sportit, të artit. Pra, zgjedhjet e 25 prillit janë për ju. Për të mbyllur pagën e emigracionit që mos të largohen masivisht që në moshë të re por të kenë mundësi të gjejnë punë me pagë të mirë, themelojnë familjet e tyre dhe të jetojnë pranë prindërve të tyre. Ndaj dhe ftesa ime për të gjitha ju, për të gjitha grat, për të gjitha nënat, për të gjitha vajzat, e kësaj zone kaq të bukur, të këtij ballkoni të kryeqytetit dhe për të gjitha gratë e kryeqytetit dhe për të gjitha gratë shqiptare është që në 25 prill të votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Të votoni numrin 9”, – tha Basha.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.