Atletet “Made in Albania” me numrin 12/ Rama falënderon gratë duararta të fabrikës së këpucëve Berat

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Në takimin elektoral në Belsh, Kryeministri Edi Rama kishte veshur një palë atlete të personalizuara me logon e PS-së dhe numrin 12, që është numri rendor i Partisë Socialiste në listat e zgjedhjeve të 25 prillit.

Atletet janë një prodhim shqiptar nga gratë e fabrikës së këpucëve në Berat, të cilat kryeministri Rama i falënderoi.

“Made in Albania – Faleminderit grave duararta të fabrikës së këpucëve Berat”, tha Rama, ndërsa ndan foton e atleteve. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.