Veliaj: Rehabilituam digat dhe hidrovoret për herë të parë pas 30 viteve

TIRANË, 11 prill/ATSH/ “Rehabilituam digat dhe hidrovoret për herë të parë pas 30 viteve”.

Kështu deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherazi përfaqësuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Tiranë, Erion Veliaj, mëngjesin e të dielës ku publikoi dhe rezultatet e investimeve të rritura në nxitjen e zhvillimit të sektorit bujqësor.

“Rrisim investimet për të nxitur zhvillimin e sektorit bujqësor! Përmirësuam sistemin e kullimit të 230 mijë hektarë tokave bujqësore dhe shtuam sipërfaqen e ujitur me 20% Rehabilituam digat, hidrovoret dhe 100 km argjinatura për të mbrojtur tokat bujqësore nga përmbytjet. Rehabilituam digat dhe hidrovoret për herë të parë pas 30 viteve”, tha Veliaj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.