Shehu në fshatrat e Përmetit: Shumica e shqiptarëve votojnë PD, votojnë ndryshimin

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu ka zhvilluar takime në familjet e fshatit Piskovë në Përmet.

I shoqëruar nga kandidatja për deputete e PD për Përmetin dhe Këlcyrën Joana Qirollari, Shehu është mirëpritur nga familjet në Piskovë ku ka marrë edhe garancinë e ndryshimit të madh që pret kjo zonë më 25 prill.

Në kontaktet me banorët e këtushëm, këta të fundit i kanë përcjellë Shehut shqetësimet me të cilat ndeshen, papunësia dhe varfëria e cila është eskaluar sidomos në tetë vitet e fundit.

“Ndryshimi është i pritshëm dhe Piskova do t’i bashkohet pjesës tjetër të Shqipërisë për të qenë pjesë e përmbysjes së madhe”, janë shprehur banorët e këtij fshati. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.