Salianji në Korçë: Ndryshimi s’ka më kthim, 25 prilli është dita e shqiptarëve

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Korçës, Ervin Salianji  zhvilloi një takim me banorë të lagjes 17 të Korçës.

Ai tha se në 25 prill është dita kur të gjithë do marrin frymë lirisht dhe njerëzit do të çlirohen nga zgjedha e pushtetit të 8 viteve.

“E shoh dëshirën për ndryshim në çdo cep, rrugicë, lagje të Korçës, ashtu siç e pashë edhe në lagjen 17. E shoh dëshirën për të ndryshuar, në çdo takim, në çdo bisedë me të rinj, prindër, gjyshër, fermer, pensionist etj. Ndryshimi do të vijë, atë s’e ndal dot askush. Ju përulem për këtë mbështetje që më keni dhënë e më jepni. Zotohem se do të jem pranë jush, në ditë të mira e jo të mira, për t’ua shpërblyer këtë besim të madh, që më keni dhënë. Së bashku për ndryshimin. Votoni numrin 9, votoni për Partinë Demokratike, votoni për Shqipërinë”- tha Salianji. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.