Ruçi në Fier/ I jepni vendit stabilitet kur i jepni kësaj mazhorance mandatet e duhura për të qeverisur vendin

TIRANË 11 prill/ATSH/ Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, në Fier, Gramoz Ruçi e vijoi turin e tij elektoral me banorët e fshatit Fratar, në Mallakastër.

“Ne do vazhdojmë me atë plan që kemi nisur që çdo fshat i Mallakastrës të ketë infrastrukturë normale për të lëvizur”, tha ai.

Ruçi vuri në dukje se mallakastriotët nuk do të bllokohen nga devijimi i autostradës së re, pasi ka filluar për ndërtimin e rrugëve lidhëse.

“Mos e hidhni votën kot. I jepni vendit stabilitet kur i jepni kësaj mazhorance mandatet e duhura për të qeverisur vendin, për të qenë sovrane, për të pasur numrin e deputetëve të domosdoshëm, për të bërë reformat e domosdoshme”, tha Ruçi. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.