Resulaj takim me banorë të Vlorës: Vota më 25 prill për të ardhmen e familjeve tuaja

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Në vijim të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, kandidatja për deputete e PS në qarkun e Vlorës, Pranvera Resulaj e shoqëruar nga prefekti i Qarkut Flamur Mamaj ka zhvilluar një takim me banorë të lagjes “Pavarësia”,ku është dhe banore e saj.

“Jam këtu për të kërkuar votën e mirënjohjes për kryeministrin Rama dhe qeverisjen socialiste në këto tetë vite”, u shpreh kandidatja Resulaj.

“Ne garojmë në këtë betejë elektorale për të marrë përsipër përgjegjësitë për të bërë maksimumin e fuqive tona dhe të zotësisë sonë, për të bërë më të mirën për ju”, ju drejtua Resulaj qytetarëve.

“Një votë që hidhet sot, nuk është thjesht votë për partinë dhe kandidatin, por është për secilin prej jush, për të ardhmen tuaj, për vendimet që do merren për ju dhe komunitetin tuaj”, tha Resulaj, ndërsa ka marrë besimin e banorëve të pranishëm për mbështetjen ndaj Partisë Socialiste në 25 Prill.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.