Rama publikon pamje nga kantieri i punimeve, ku pas 100 vjetësh pritje po merr formën e saj të plotë Rruga e Lumit të Vlorës

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Rruga e Lumit të Vlorës pas 100 vjetësh premtime po merr formë formën e saj të plotë ku punimet po vijojnë me ritme të shpejta.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i punimeve që po zhvillohen në këtë rrugë, e cila po bëhet gati për t’iu zbuluar shqiptarëve e turistëve një thesar të fshehur të parajsës natyrore të Shqipërisë.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga kantieri ku pas 100 vjetësh pritje e premtime, po merr formën e saj të plotë Rruga e Lumit të Vlorës, e cila do të zbulojë për shqiptarët e të huajt një thesar të fshehur të parajsës shqiptare, ju uroj të diel të bukur”, shprehet Rama.

Në rrugën e Lumit të Vlorës, loti 2 mund të konsiderohet i mbyllur, ndërsa në lotin 3 ka kohë që kanë filluar punimet që janë hapur gati në 80% të tyre.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.