PEKIN – Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve përgënjeshtron njoftimin për efikasitetin e ulët të vaksinës kineze

PEKIN, 11 prill /ATSH/ – Qendra kineze e Kontrollit të Sëmundjeve (CDC) hodhi poshtë sot pretendimet nga disa media dhe përdoruesit e rrjeteve sociale jashtë shtetit, sipas të cilave shefi i saj kishte pranuar se vaksinat kineze antiCOVID-19 kanë efikasitet të ulët mbrojtës duke theksuar se ky ishtjes, duke thënë se ky ishte një keqkuptim i plotë, sipas ”Global Times”.

”Ndërsa shkencëtarët në të gjithë botën po diskutojnë për efikasitetin e vaksinës, unë ofrova një vizion shkencor për të përmirësuar efikasitetin dhe rregullimin e procedurave dhe se edhe inokulimi me lloje të ndryshme vaksinash mund të ishte një mundësi”, tha shefi i CDC-së, Gao Fu.

“Shkalla e mbrojtjes së të gjitha vaksinave në botë është ndonjëherë e lartë dhe ndonjëherë e ulët. Si ta përmirësoni efikasitetin e tyre është një pyetje që duhet të merret në konsideratë nga shkencëtarët në të gjithë botën”, theksoi Gao.

“Në këtë drejtim, unë sugjeroj edhe vaksinimin vijues me lloje të ndryshme të vaksinave”, shtoi ai.

“Nëse do të ecim me mënyrën tradicionale të zhvillimit të një vaksine, nuk do të kishim pasur një vaksinë brenda një viti. Por, shkencëtarët në të gjithë botën zhvilluan vaksina COVID-19 brenda disa muajsh, e cila është hera e parë në historinë e botës. Ka shumë pyetje shkencore që duan përgjigje”, tha Gao.

Gao u bëri thirrje njerëzve që të vaksinohen ”pasi përfitimet e vaksinimit tejkalojnë rreziqet. Vaksinat duhet të përdoren në mënyrë të drejtë dhe bota duhet të ndajë vaksina. Nëse bota nuk ndan vaksina, virusi do të ndajë botën”, tha ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.