Paloka: PD në krah të sportistëve, së bashku do sjellim ndryshimin edhe për sportin

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Durrës, Edi Paloka zhvilloi një takim me sportistët në Shijak ku ishte i pranishëm edhe futbollisti Andi Lila, si dhe kandidatët e tjerë Agron Duka dhe Rezart Tusha.

Ata i siguruan sportistët për mbështetjen e PD për sportin.

“Partia Demokratike angazhohet që do të jetë në krah të sportit dhe sportistëve shqiptar me mbështetje konkrete, ndryshe nga Rama që kur sporti arrin suksese, nxiton të dalë si protagonist nëpër foto dhe kur sporti i bën kërkesa të domosdoshme, e shpall ‘armik’ “, u shpreh Paloka.

“Sporti do të mbështetet më shumë se kurrë në këto 30 vite pluralizëm duke u investuar në drejtimet e duhura për t’u zhvilluar”, tha Paloka.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.