“Me punën e bërë ma keni marrë zemrën”/ Biznesmeni historikisht me bindje te djathtë, deklaron votën për PS

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Biznesmeni Elton Saraseli, historikisht i djathtë është bindur tashmë të votoj majtas, pasi sipas tij zemrën Partia Socialiste ja ka marrë përmes punës.

Në një takim me Ervin Bushatin, kandidat të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Saraseli thekson se puna e bërë nga Partia Socialiste e ka bindur të votoj majtas.

“Ervin ti e di shumë mirë që njohja jonë ka ardhur midis punës Unë jam tifoz i punës dhe nëpër Shqipëri kam 23 mijë klientë. Unë jam njeriu më i besuar se ti nga besimi që tek mua, i jep uji fëmijës. Këtë e kam ndërtuar në bazë të punës dhe zotësisë sime. U bënë 11 vite që punoj në terren, çdo familje, familje, biznes, çdo vend të Shqipërisë nga Vermoshi në Konispol. Unë mora pjesë dhe në një television se e ndjeva veten të detyruar të bëjë opozitë. Nga Elton Saraselli ke fjalën e burrit në datën 25 prill Ervin Bushati dhe PS ,vetëm për punën se me këtë më keni bindur. Nga bindjet e mija të djathta ma morët zemrën dhe kalova nga ana juaj”,- u shpreh Saraseli gjatë bashkëbisedimit me Bushatin. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.