Manastirliu ndjek vaksinimin në sheshin “Skënderbej”: Procesi po vijon me moshat mbi 65-vjeç, nga e hëna +60 me sëmundje kronike


TIRANË 11 prill/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka parë nga afër vaksinimin masiv në sheshin “Skënderbej” mëngjesin e sotëm.

“Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65-vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve”, tha Manastirliu.

Duke ju kërkuar qytetarëve të vaksinuar të vijojnë të mbrohen edhe disa javë, Manastirliu ka bërë apel për të gjithë qytetarët +60 vjeç, të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit.

Që prej fillimit të vaksinimit antikovid janë kryer në total 256 848 vaksinime, prej të cilëve 182 669 vaksinime për të moshuarit. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.