Kurbini do të rilindë me një pamje tërësisht të re brenda pak muajve/ Avancojnë punimet

TTRANÊ, 10 prill /ATSH/ Mnistri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, e ka cilësuar fantastike, punën në lagjen e parë të Rindërtimit, në qendrën e re të Kurbinit, duke sjellë pamje nga punimet në vijim.

“Kjo është qendra e re e Kurbinit, me pallatet ku do të akomodohen 524 familje”- shprehet Ahmetaj.

Sipas tij, punimet kanë avancuar tanimë brenda apartamenteve, që do të jenë jo vetëm më të mira, më të sigurta e më të forta, por edhe shumë më të bukura se ato që u rrënuan nga tërmeti.

“Ndërsa Kurbini do të rilindë me një pamje tërësisht të re brenda pak muajve. Rindërtimi vazhdon”- thekson Ahmetaj.

Lagjja e re ne qendër të Kurbinit, po hedh shtat dita-ditës, me pallatet ku do të akomodohen 524 familje dhe do të ndërtohen 27 njësi shërbimi, 370 parkime nëntokësore dhe një qendër tregtare. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.